Një person ka vdekur e një ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten mbrëma.
Incidenti ndodhi në rrugën Klinë – Gjakovë, në fshatin Volljakë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në orën 20:43, policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi në një përgjigje me shkrim.
Burime të KOHËS tregojnë se palët e përfshira në incident kishin probleme të mëhershme, që nisën në kohën kur ishin në Itali. Për rastin janë arrestuar tre persona.