Kronikë

30 ditë paraburgim për gruan që e rrahu bashkëshortin në spitalin e Gjakovës

Gruas e cila u pa në një video duke e rrahur bashkëshortin e saj në Spitalin "Isa Grezda" në Gjakovë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim për aprovimin e kërkesës së Prokurorisë që V.N. nga Gjakova, t'i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

E dyshuara është dërguar mbrëmë në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Kërkesën e Prokurorisë për paraburgosjen e V. N. e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Juniku-Shehu.

Ndërkaq zëdhënësi Lekë Muçaj nga Gjykata Themelore e Gjakovës e ka konfirmuar për KOHËN aprovimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarën.

"Po Gjykata ka vendosur për paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarën V.N., e cila akuzohet për lëndim trupor dhe dhunë në familje.

Po ashtu është rekomanduar edhe ekzaminim psikiatrik për të njëjtën, ka thënë Muçaj.