Kronikë e zezë

Gruaja rrah burrin deri në gjakosje në Spitalin e Gjakovës

 

Një rast i rëndë i dhunës ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës javën e kaluar. Një grua ushtron dhunë fizike ndaj burrit i cili ishte i shtrirë në spital.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si gruaja godet disa herë me shuplakë burrin pasi nuk mund të ngrihet në këmbë. Ajo shihet teksa i shkakton gjakosje në fytyrë.