Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua në Gjakovë raporton se një person e dhunoi e një e sulmoi seksualisht

Ilustrim

Ilustrim

Një grua nga gjakova ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë dhe është sulmuar seksualisht nga një tjetër.

Në raportin 24-orësh të Policës thuhet se rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore.

I dyshuari për sulm seksual thuhet se është arrestuar, ndërsa i dyshuari për veprën penale të dhunimit thuhet se është në kërkim policor dhe është jashtë vendit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rrjedhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima pas intervistimit thuhet se është dërguar për kontroll mjekësor dhe se rasti është nën hetime.