Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona në Pejë, njëri vodhi gjësende në shkollë e tjetri i bleu

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, njëri për vjedhje të disa gjësendeve e tjetri për blerje të tyre. Sipas njoftimit, i dyshuari F.D., më 17 janar, në SHFMU “8 Marsi” në Pejë, ka vjedhur dy televizorë dhe një laptop, ndërsa i dyshuari tjetër thuhet se i ka blerë ato.

Pas bastisjes së shtëpisë së blerësit janë sekuestruar tre televizorë, dy laptop dhe një tastierë, ndërsa është gjetue edhe një armë e tipit ‘Zoraki’, me një karikator e dy fishekë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Personave të dyshuar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin policor.