Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se më 15 janar të këtij viti, së bashku me një tjetër, kishin vjedhur dy laptopë dhe dy litra alkool.
I arrestuari është D.H., i lindur në 2001-n, ndërsa autoritetet janë në kërkim të personit tjetër. Vepra është cilësuar “vjedhje e rëndë”.
“Pas intervistimit të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Artikuj të ngjashëm