Një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 13 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ndërkohë që njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar.
Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën “ Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”.