Kronikë e zezë

Sekuestrohen 3 aparate të kriptovalutave në Fushë-Kosovë

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Fushë Kosovë, të enjten.

“Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS-it dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën "Fahri Fazliu" në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike. Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.