Po vijon aksioni “Subvencione 2021”, i nisur muaj më parë në disa komuna të Kosovës. KOHA ka mësuar se të premten janë arrestuar rreth 20 persona, që dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.
Të arrestuarit aktualisht janë në stacion policor duke u intervistuar.
Në aksionet e kaluara ishin arrestuar dhjetëra persona, disa prej tyre u ishte caktuar edhe masa e paraburgimit.
Aksionin për KOHËN e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në njoftim.
-
Policia interviston edhe dy të dyshuar në rastin “Subvencionet”
-
Arrestohen edhe 11 të dyshuar në 6 komuna për mashtrim me subvencione
-
Arrestohet edhe një person për rastin “Subvencione 2021”
-
Ministria e Bujqësisë përballet me mungesë stafi si pasojë e rastit “Subvencionet”
-
Caktohet masa e paraburgimit ndaj 31 të pandehurve në rastin “Subvencionet”