Një person, të mërkurën në mesditë, ka shkuar deri në pikën kufitare me Serbinë me veturë. Më pas e ka lënë atë aty, ka marrë çantën dhe ia ka mbathur në Serbi duke e kaluar kufirin në këmbë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor të së enjtes.
Pas kontrollit të veturës, në të janë gjetur 600 euro dhe 431 mijë dinarë, që në euro i bien 3.663.
“Vetura është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet në Bërnjak vetura me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
-
Ndalohet një serb në Jarinjë, iu zunë mbi 10 mijë euro të padeklaruara
-
Ndalohet shtetasi serb në Jarinjë, i sekuestrohen afro 20 mijë euro të padeklaruara
-
Shoferit serb në Bërnjak i gjenden mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë dinarë serbë
-
Ndalohet vetura me targa serbe në Jarinjë, po tentohej kontrabandimi i pjesëve të veturave