Një person, të mërkurën në mesditë, ka shkuar deri në pikën kufitare me Serbinë me veturë. Më pas e ka lënë atë aty, ka marrë çantën dhe ia ka mbathur në Serbi duke e kaluar kufirin në këmbë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor të së enjtes.
Pas kontrollit të veturës, në të janë gjetur 600 euro dhe 431 mijë dinarë, që në euro i bien 3.663.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetura është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.