Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë burra të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit - viktima gratë

Perleshje

Pesë burra janë arrestuar në 24 orët e fundit për raste të dhunës në familje. Në të gjitha rastet viktima kanë qenë gratë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Podujevë është arrestuar një burrë që më 10 tetor kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij. Raporti i Policisë bën të ditur se si pasojë e dhunës dhe frikës, gruaja bashkë me dy fëmijë ishte larguar nga shtëpia pasi ishte ndier e rrezikuar. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, një burrë në Prishtinë është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit nga prokurori. Ai dyshohet se pas një fjalosje që kishin pasur vajzat e tij në mes vete, kishte sulmuar fizikisht njërën prej tyre dhe ajo ka pësuar lëndime e ka pranuar trajtim mjekësor.

Një tjetër rast ka ndodhur në Prishtinë. Aty i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten. S’është raportuar për të lënduar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Graçanicë, i dyshuari, nën ndikim të alkoolit, ka kanosur nënën e tij. Ai është dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari i mitur, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. S’është raportuar për të lënduar, por është dërguar në mbajtje.