Dy mësimdhënës janë arrestuar në mbrëmjen e së premtes në Malishevë nën dyshimin për keqtrajtim të një fëmije 12-vjeçar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se prindi i fëmijës ka paraqitur rastin duke thënë se fëmijën e tij mësimdhënësit e kanë rrahur brenda objektit të shkollës “Sali Bytyçi” në fshatin Shkozë.
“Sot rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor se fëmija i tij i moshës 12-vjeçare nxënës i klasës së VII-të në SHFMU ‘Sali Bytyçi’ në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar në korridor të shkollës në katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit, mësimdhënës të kësaj shkolle, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas të njëjtit burim, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Policia i ka intervistuar dy mësimdhënësit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar ata janë ndaluar për 48 orë.
-
Familjarët presin që organet të veprojnë ndaj mësimdhënësve që dyshohet se rrahën nxënësin në Malishevë
-
Arrestohet një mësuese në Malishevë
-
Arrestohet një e mitur në Malishevë pasi rrahu dy vëllezërit e saj
-
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, keqtrajtoi një nxënës
-
Dyshohet se rrahu një nxënës, shoqërohet në polici mësuesja në veri të Mitrovicës