Një arsimtar i shkollës fillore në Mamushë është arrestuar të premten për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Policia ka thënë se i dyshuari kishte keqtrajtuar një nxënës.
Nxënësi është trajtuar për lëndimet, e arsimtari është në ndalim policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, thuhet në raportin e PK-së.