Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një noter, dyshohet se tjetërsoi një pronë në Hajvali

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një noter është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën e tjetërsimit të një prone në Hajvali të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me të janë arrestuar edhe tre të tjerë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve zyrtare”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KOHA ka mësuar se noteri i arrestuar është S.V..

“Ndaj personave të dyshuar nga prokurori i PTH- Prishtinë është lëshuar aktvendim për ndalim prej (48) orësh lidhur me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, si dhe në bashkëkryerje veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve” dhe ‘Legalizimi i përmbajtjes së rreme’”, thuhet në njoftim.