Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Policia në Prishtinë në dy raste të ndara, dy gra kanë kërkuar ndihmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njërin rast një grua është sulmuar nga vëllai i saj ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje. kurse në rastin tjetër është raportuar për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes. I njëjti është dërguar poashtu në mbajtje.
Në Rahovec gjithashtu është arrestuar një person pasi nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Ndërkaq në Leposaviq një grua ka raportuar se është duke u shqetësuar nga ish-bashkëshorti i saj. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq për dhunë në familje në një rast që kishte ndodhur më 3 shtator është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.