Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Policia në Prishtinë në dy raste të ndara, dy gra kanë kërkuar ndihmë.
Në njërin rast një grua është sulmuar nga vëllai i saj ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje. kurse në rastin tjetër është raportuar për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes. I njëjti është dërguar poashtu në mbajtje.
Në Rahovec gjithashtu është arrestuar një person pasi nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Ndërkaq në Leposaviq një grua ka raportuar se është duke u shqetësuar nga ish-bashkëshorti i saj. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq për dhunë në familje në një rast që kishte ndodhur më 3 shtator është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
-
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
-
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit
-
Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
-
Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit