Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 509 gjoba për shkelje të masave anti-COVID, është njoftuar nga Policia e Kosovës.
Nga 20 gushti në Kosovë do të ashpërsohen masa, ku ndër të tjera do të ndalohen dasmat e ahengjet, si dhe do të ketë kufizim të orarit të gastronomisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar po ashtu 1363 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 77 aksidente trafiku me dëme materiale e 16 me të lënduar. Janë arrestuar 26 persona, e 22 janë dërguar në mbajtje.