Kronikë

Arrestohet një person në Han të Elezit, kanosi me armë zjarri një 59-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, një 57-vjeçar ka kanosur me armë zjarri një person tjetër në Han të Elezit. Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në të dyshuarin i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Stacioni policor në Han të Elezit, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka pranuar një informacion se një person me inicialet N.I ( M/K) i moshës 57 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet K.I (M/K) i moshës 59 vjeçar, këtë të fundit e kanos me armë zjarri”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe i është konfiskuar arma me tetë fishekë.

“Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarje, me vendim të Prokurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari N.I , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, njoftohet tutje.