Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Themelorja sot shpall Aktgjykimin për Zoran Vukotiqin

aktakuze

Gjykata Themelore në Prishtinë sot do të shpallë Aktgjykimin për Zoran Vukotiqin i cili akuzohet për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka njoftuar se përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën në kërkesën e saj për drejtësi, si dhe ka iniciuar rastin.

“Gjithashtu, QKRMT ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe me vetë viktimën. Përveç ofrimit të rregullt të shërbimeve psiko-sociale, QKRMT ka asistuar dhe mbështetur viktimën në të gjitha etapat e procesit hetues dhe gjyqësor. Si organizatë e cila për më shumë se dy dekada ofron mbështetje psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, QKRMT mandat parësor vazhdon ta ketë drejtësinë për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale”, thuhet në njoftim.

Aktgjykimi do të shpallet nga ora 13:15.

Sipas aktakuzës së ngritur Vukotiq si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore.

Edhe Supremja vërteton dënimin ndaj Vukotiqit me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës Arbëri Supremja vërteton dënimin ndaj Vukotiqit me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës

Sipas prokurorisë, Vukotiq ka kryer dhunim seksual si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar.

kr