Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar dënimin prej 13 vjetësh burgim për Zoran Vukotiqin, i dënuar për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
“QKRMT mirëpret vendimin e fundit nga Gjykata Supreme e Kosovës, ku vërtetohet Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit me të cilin Zoran Vukotiq ishte dënuar me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në një postim të QKRMT-së në Facebook.
Fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar Zoran Vukotiqin me 10 vjet burgim, ndërsa pas ankesës, Gjykata e Apelit e kishte rritur dënimin në 13 vjet burgim.
“Mbrojta e të akuzuarit kishte paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, dhe Gjykata Supreme e ka refuzuar këtë kërkesë dhe përfundimisht e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin Zoran Vukotiqi ishte dënuar me 13 vjet burgim”, thuhet në njoftim.
Sipas QKRMT-së kjo shënon epilogut të këtij rasti. “Tani kemi të mbijetuarën e parë e cila me këmbëngulësinë e saj dhe mbështetjen e pareshtur të QKRMT-së gjatë gjithë procesit, triumfoi në të gjitha nivelet e gjykatave. QKRMT vazhdon t’i mbështesë dhe i inkurajon të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës që të kërkojnë drejtësi!”, thuhet në njoftim.
-
Vukotiq edhe në rigjykim dënohet me 10 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
-
Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës u kërkohet që ta thyejnë heshtjen
-
Gërvalla: Dënimi i Raçiqit me 15 vjet burgim, hap i rëndësishëm për drejtësinë ndaj viktimave të dhunës seksuale
-
Dështon seanca ndaj Kostiqit të akuzuar për dhunë seksuale gjatë luftës
-
Në vitin 2025, tri dënime për dhunë seksuale gjatë luftës, të martën nis edhe një proces gjyqësor