Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentohet të rrëmbehet një 11-vjeçar në Vushtrri

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë dashur t’ia rrëmbejnë djalin e tij 11-vjeçar.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit të Policisë, personat nuk kanë arritur ta rrëmbejnë të miturin dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas ankuesit, djali nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.