Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pove del Grappa, në zonën e Vicenza të Italisë.
Sipas medias italiane, Gëzim Alla, 51 vjeç, me profesion metal punues vrau gruan e tij, Dorina Alla duke e goditur disa herë në kokë me një çekiç, pas një sherri të dhunshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi e kishte goditur 39-vjeçaren, ai telefonoi policinë duke treguar krimin makabër.
Ata kishin emigruar në Itali për t’i shpëtuar tërmetit para katër vitesh.
Në kohën e vrasjes, fëmijët e çiftit vajzë 13-vjeçare dhe djali 9 vjeç ishin gjithashtu në shtëpi.
Të tmerruar nga britmat e prindërve të tyre, fëmijët i telefonuan një kushërire, e cila jeton disa metra larg shtëpisë së tyre, Alessia, mbi 18 vjeç.
“Kushërira ime më thirri, duke më thënë se prindërit po grindeshin. Ajo i dëgjonte ata duke ulëritur dhe nuk dinte çfarë të bënte, kështu që unë i thashë që të mbyllej në dhomën e saj me vëllanë e saj. Sidoqoftë, kurrë nuk do të kisha menduar se një gjë e tillë serioze mund të ndodhte”, tha ajo.
E diela nuk ishte grindja e parë midis bashkëshortëve Alla, ku policia ka ndërhyrë edhe herë të tjera.
“Ata gjithmonë grindeshin, nuk merreshin vesh. Ajo gjithashtu dëshironte të largohej, të kërkonte një punë dhe të zhvendosej në shtëpi, duke marrë fëmijët me vete, por ai nuk donte të hiqte dorë nga fëmijët”, tha Alessia./TCH