Një shtetas shqiptar në Itali ka vrarë të bijën 16-vjeçare, një shtetas italian dhe ka plagosur ish-gruan.
Mediat italian shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së të shtunës në Fogia.
51-vjeçari italian Massimo De Santis dhe një vajzë 16-vjeçare u vranë me thikë në një ndërtesë në rrugën Togliatti. Karabinierët arrestuan babanë e të resë, një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane, vajza vdiq për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit. Gruaja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin në Foggia.
Krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe burri është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku ndodhej. 45-vjeçari do të hynte më pas në shtëpi me qëllimin për të vrarë gruan e tij, por 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra.
Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Me të mbërritur në vendngjarje policia ka arrestuar 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve endej në zonë duke kërkuar djalin tjetër pesëvjeçar me të njëjtën grua. Është gjetur arma e vrasjes, një thikë kuzhine./Euronews Albania
-
Një shqiptar në Itali vret ish-gruan dhe partnerin e saj
-
41-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka vrarë me thikë një shtatzëne në Itali
-
Shqiptari vret me thikë italianin që kishte lidhje me gruan e tij
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Babai vret vajzën 2 vjeçe në Mal të Zi