I plagosuri B.M., babai i 15-vjeçarit A.M. që vdiq ditë më parë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga një armë zjarri më 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit, duke vdekur gjatë ditës së sotme në Klinikën Intensive në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe fatkeqësisht vdiq gjatë orëve të pasdites”, ka thënë Uka.
Incidenti kishte ndodhur më datën 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit, ku në vend kishte vdekur 15-vjeçari A.M., djali i B.M.
Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes janë dorëzuar në Polici edhe dy autorët e dyshuar, të cilët po ashtu kanë relacion familjar, babë e bir.