I plagosuri B.M., babai i 15-vjeçarit A.M. që vdiq ditë më parë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga një armë zjarri më 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit, duke vdekur gjatë ditës së sotme në Klinikën Intensive në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.
“Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe fatkeqësisht vdiq gjatë orëve të pasdites”, ka thënë Uka.
Incidenti kishte ndodhur më datën 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit, ku në vend kishte vdekur 15-vjeçari A.M., djali i B.M.
Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes janë dorëzuar në Polici edhe dy autorët e dyshuar, të cilët po ashtu kanë relacion familjar, babë e bir.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person vdiq pas plagosjes me armë në Fushticë të Drenasit
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
-
50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën
-
Vritet 27-vjeçari dhe plagoset babai i tij pas një përleshjeje mes dy familjeve në Prizren
-
Një i vrarë dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë