Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e dyfishtë në Drenas vitin e kaluar

Prokuroria Themelore Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Xh.B. dhe A.B. për vrasjen në fshatin Gradicë të Drenasit më 5 prill të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se kanë privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M. dhe babanë e tij B.M. për shkak të një mosmarrëveshje paraprake pronësore rreth së drejtës së shfrytëzimit të malit.

“I pandehuri A.B., duke kontribuar thelbësisht në kryerjen e veprës penale, përmes një drite ndriçon hapësirën duke i krijuar të pandehurit Xh.B., mundësinë për gjuajtje, ndërsa ky i fundit, po ashtu përmes ndriçimit nga një dritë tjetër shtie me armë me pushkën e gjuetisë të punuar me dorë, në drejtim të dëmtuarit, tani të ndjerit A.M., e më pas kur i ndjeri B.M., dhe i dëmtuari V.M., shkojnë në drejtim të miturit për t’i dhënë ndihmë, atëherë i pandehuri Xh.B., përsëri shkrep dhe e qëllon tani të ndjerin B.M., në kokë, me ç’ rast i rrezikojnë edhe të dëmtuarit, të cilët ishin prezentë në vendin e ngjarjes, ku si rrjedhojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, viktimat ndërrojnë jetë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.