Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset në kokë një person në Drenas

arme

Ilustrim

Një person është plagosur të premten në fshatin Baicë të Drenasit.

Dy persona kanë shtënë drejt tij duke e plagosur në kokë.

Nuk dihet shkaku që ka çuar në përdorim të armës, kurse rasti po trajtohet si vrasje e rëndë në tentativë.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Artikuj të ngjashëm