Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vjedhje me vlerë 8 mijë euro në një shtëpi në Prizren

hajni

Ilustrim

Një person ka njoftuar Policina e Kosovës se gjatë mbrëmjes personat të panjohur janë futur në shtëpinë e tij, duke i shkaktuar dëm në vlerë tetë mijë euro, sipas viktimës.

Personat e dyshuar kanë vjedhur një kamerë, dy bateri të kamerës, një aparat, një objektiv i aparatit fotografik dhe tri çanta të pajisjeve të cekura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vlera e gjësendeve te vjedhura sipas viktimës është rreth tetë mijë euro euro.

Rasti është duke u hetuar.