Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një banesë në Prizren, nga persona të panjohur janë vjedhur rreth 5,300 euro.
Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe se sipas ankuesit, disa të dyshuar kishin hapur me forcë derën e hyrjes së banesës dhe kishin demoluar gjësende.
“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se të dyshuar të panjohur kishin hapur me forcë derën e hyrjes së banesës së tij. Sipas ankuesit të dyshuarit kishin demoluar gjësende si dhe nga dhoma e gjumit i kanë vjedhur një kuletë në të cilën kishte pasur para kesh rreth pesëmijë e treqind (5300)€. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Identifikohet një e dyshuar për vjedhjen e 30 mijë eurove në një shtëpi në Prizren
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Vodhi mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, arrestohet
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre grave, dyshohen për një vjedhje
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona