Një person ka ndërruar jetë të shtunën pasi kishte rënë nga një lartësi e një ndërtesë në Veternik.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, viktima është i moshës 48-vjeçar.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veternik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.