Një person ka vdekur të mërkurën në Prishtinë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga një muri në oborrin e shtëpisë së tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima dyshohet të jetë rrëzuar nga një lartësi prej 4 metrave.
“Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga muri në lartësi prej 4 metrave, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.