Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për vdekjen e një 47-vjeçari në “Dardani”

Policia

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet mbi vdekjen e një 47-vjeçari në lagjen “Dardania” në kryeqytet të premten në mbrëmje.

Policia ka thënë se viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti.

Siç thotë njoftimi, bazuar në informacionet e para, dyshohet për vetëvrasje.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 20:45, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Dardania në Prishtinë.

Edhe Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt Kronikë Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.