Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një këmbësor goditet nga vetura dhe vdes

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur pas lëndimeve që ka pësuar nga vetura që e ka goditur të dielën, në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

I dyshuari duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushteve të rrugës, ka goditur këmbësorin, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës njofton se trupi është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarin e kanë dërgua në mbajtje për 48 orë.