Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Podujevë pasi dyshohet se ka shantazhuar, kërcënuar dhe shqetësuar ish-bashkëshortin e saj. Rastin në polici e ka raportuar ish-bashkëshorti gjatë së enjtes ndërsa e dyshuara pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë ku policia njofton se është arrestuar një person në dyshimet se ka rrahur vëllain e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është liruar. Gjithashtu, është raportuar se një grua të enjten ka raportuar në polici ish-bashkëshortin e tij nën arsyetimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Rasti është nën hetime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten rreth orës 08:00 është arrestuar një person pasi ka sulmuar motrën e tij në Fushë Kosovë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në Mitrovicë të Jugut policia ka arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Nuk është raportuar për të lënduar.