Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Foto: Stock

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.

Në Komunën e Prishtinës raportohet se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka marrë trajtimin mjekësore ndërsa pas intervistimit të të dyshuarit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Podujevë është raportuar se gjatë së hënës një person ka rrahur motrën e tij. Palët janë liruar me procedurë të rregullt.

Në Komunën e Gjilanit është arrestuar një person i mitur pasi që dyshohet se pas alivanosjes së motrës së tij, e ka sulmuar atë fizikisht. Ai është dërguar në mbajtje për 24 orë, raporton KOHA.

Gjithashtu në Randobravë të Prizrenit raportohet se është arrestuar një person nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Rahovec është raportuar se një i mitur ka rrahur prindin e tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor. Ai është liruar në procedurë të rregullt.