Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj të miturit që dyshohet se ka vrarë një të mitur tjetër të hënën në rrugën “Ylber Fanaj”.
Prokuroria ka bërë me dije se i mituri, tashmë i ndjerë, ishte goditur me thikë në pjesën e majtë të gjoksit. Të dyshuarit e përfshirë në këtë rast thuhet se kanë pasur një armë zjarri dhe dy thika.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi. Trupi i pajetë i të miturit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin.
Të përfshirët e tjerë në këtë rast janë liruar me procedurë të rregullt.
Koha ka raportuar gjatë së hënës se i ndjeri L.B. ishte 15-vjeçar.