Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohet substancë narkotike në Fushë-Kosovë, një i arrestuar

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

Kjo ka ardhur pas një aksioni në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ku policia ka ndaluar veturën e tipit BMW me targa të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari R. K, mashkull 29-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe është proceduar më tej , ndërkaq me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.