Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë - Kosovë ka arrestuar një të dyshuar për trafikimin e narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë ai është arrestuar pas realizimit të një plani taktik të Policisë. Ai thuhet se është ndaluar në një automjet me targa vendore në të cilin gjendeshin edhe dy persona të tjerë.
Në momentin e ndaljes nga Policia, i dyshuari me iniciale (G.A.) thuhet se ka tentuar të ikë nga automjeti dhe me vete kishte një çantë.
“Policia ka parandaluar ikjen e tij dhe gjatë kontrollit fillestar në gjepat e pantallonave i ka gjetur: (11) qese me narkotik të dyshuar të llojit mariuhanë me peshë (10) gramë, një peshore digjitale si dhe (545) euro. Ndërsa, gjatë kontrollit të çantës së kraharorit i janë gjetur: një qese me narkotik të llojit mariuhanë me peshë (535) gramë, (8) qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë (3) gramë, një grinder (mulli) për bluarje të narkotikeve, si dhe një qese e madhe me rreth (1000) paketime të vogla të cilat shërbejnë për ndarje të narkotikeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vazhdim të operacionit në konsultim me prokurorin kujdestar është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në qytetin e Fushë-Kosovës, por që sipas Policisë aty nuk është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë.
“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër të tij i dyshuari i lartcekur (G.A.), tani më i arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.