Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në “Qafë Prushë” dje. Gjatë kontrollimit të veturës atij i janë gjetur dhe sekuestruar 73 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia e ka cilësuar këtë rast si “import, eksport, furnizim e transportim i municionit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shqiptari në kufi me fishekë të kallashit
-
Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar në Durrës
-
Sekuestrohen 50 fishekë, u zunë në valixhen e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës
-
Gjenden fishekë arme në valixhen e një personi gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës
-
Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se kontrabandonin municion nga Serbia