Një shtetas i Shqipërisë u arrestua të premten për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari mbante fishekë të kallashit në veturë derisa po kalonte nga pika kufitare në Vërmicë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonte ai, janë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) fishekë të armës AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Vërmicë sekuestrohen afro 600 fishekë të AK-47
-
Arrestohet një 45-vjeçar nga Kosova në Shqipëri, iu gjet armë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Kosovë, u kap me armë
-
Videoja që çoi në arrestimin për armëmbajtje pa leje në Istog
-
Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë që kaloi kufirin ilegalisht përmes rrugëve malore