Rreth 80 persona dje janë bledhur në një lokal në Skenderaj, duke mosvepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Me këtë rast është shoqëruar në polici pronari i lokalit, bën të ditur Policia, transmeton KOHA.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar një aheng, ku ishin rreth 80 persona prezent. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm
-
Aheng në Gjakovë, policia shpërndan 70 mysafirët dhe arreston organizatorin
-
Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u zu duke luajtur poker me 14 të tjerë
-
Arrestohet e pastaj lirohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri në aheng
-
Konfiskohet arma e zjarrit në një aheng familjar në Skenderaj
-
Të shtëna në një aheng familjar në Skenderaj, sekuestrohet një armë