Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me nëntë vjet burgim të akuzuarin B.M. që kishte plagosur një polic në fund të muajit mars të këtij viti, në fshatin Vërbovc të Kllokotit.
Ai është dënuar për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
Sipas përshkrimit të vendimit, B.M. më 28 mars pas një mosmarrëveshje me oficerin policor, Z.J., kishte shtënë dy herë në drejtim të të dëmtuarit duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit e duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
B.M. është dënuar me tetë vjet e gjashtë muaj burgim për veprën e “vrasjes së rëndë në tentativë” dhe tetë muaj për “armëmbajtje pa leje”. Si dënim unik, Gjykata i shqiptoi të pandehurit dënimin prej nëntë vjet burgim.
-
Plagos policin, ndalohet i dyshuari në në një fshat të Kllokotit
-
Katër vjet e gjysmë burgim për vrasjen në tentativë për shkak të një prone në Gjakovë
-
Gjashtë vjet burgim për vrasje të rëndë në tentativë në një lokal në Gjakovë
-
Dënohet me një vit e tetë muaj burg një person nga Gjilani
-
Arrestohet i kërkuari për tentim vrasje