Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me një vit dhe tetë muaj burgim B.K. i cili dyshohet për veprat lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve.
Më 19 shtator të 2020-s, i pandehuri nga fshati Malishevë i Gjilanit, i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore H.M. dhe i kishte rrezikuar jetën D.M.
“Fillimisht të dëmtuarit kishin shkuar tek shtëpia e E. H. (vëlla i të akuzuarit), për ta kërkuar të njëjtin, ashtu që me të parë gjendjen e tensionuar, i akuzuari B. K., nga shtëpia e tij merr pushkën e gjuetisë të markës “Bereta” dhe nga një distancë rreth 15 metra, ka shtënë në drejtim të dëmtuarit H. K., dhe predhat e kanë goditur në shputën e këmbës së djathtë si dhe shputën e këmbës së majtë, duke i shkaktuar thyerje të kockave të shputës së majtë, në atë mënyrë që i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Themelores.
Policia i kishte shkuar në shtëpi të pandehurit ku i kishte konfiskuar një armë të markës “Baikal”.
“Trupi gjykues të akuzuarin B. K. ka shpall fajtor, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 1 (vit) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim, ndërsa për veprën e dytë i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 4 (katër) muaj burgim”, thuhet tutje.
-
Dënohet me mbi katër vjet burgim i akuzuari për tri vepra penale në Gjilan
-
Katër vjet e gjysmë burgim për vrasjen në tentativë për shkak të një prone në Gjakovë
-
25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan
-
Ndalohen për 48 orë edhe dy të plagosurit në Viti
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë në familje