Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar sot të dyshuarin B.M., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Sipas njoftimit për media të prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së sotme, përkatësisht më 28 mars 2020, rreth orës 13:00, në fshatin Verbovc, komuna e Kllokotit, “i dyshuari B.M., i nacionalitetit serb, për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake, ka tentuar që ta privonte nga jeta të dëmtuarin Z.J., po ashtu i nacionalitetit serb – zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare - në atë mënyrë që me armë zjarri ka shtënë dy herë në drejtim të tij, me ç’rast i njëjti ka marrë dy plagë, për të cilat është dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale të lartcekur dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan.