Policia e Kosovës ka arrestuar një pronar të një depoje ushqimore në Gjilan, të enjten.
Arrestimi ka ardhur pas dyshimit se ai ka shpërndarë në qendra tregtare dhe dyqane me pakicë, artikuj ushqimorë me afat të skaduar dhe se ka ndërhyrë në afatin e skadimit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një depoje ushqimore, pasi që dyshohet se i njëjti ka shpërndarë në qendra tregtare dhe shitore me pakicë artikuj ushqimorë me afat të skaduar dhe po ashtu i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e tregut dhe të ATK-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Dikush gjen mjete të pashpërthyera në depon e një lokali
-
Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar
-
Grumbulloi mish pa afat dhe e bëri suxhuk, arrestohet
-
AUV-i gjen produkte ushqimore me afat të skaduar në Prishtinë, inicion rastin
-
Arrestohet 45-vjeçari për djegie të një shitoreje në Gjilan