Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan të enjten, me dyshimin se i ka vënë zjarrin një shitoreje të pajisjeve elektrike.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 9 gusht të 2022-s, ndërsa pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari me inicialet M.B., 45-vjeçari është ndaluar për 48 orë.
“Arrestimi i tij është bërë në bazë të një urdhër ndalimi policor gjatë tentativës së tij për të kaluar në një pikë kufitare. M.B. ishte i kërkuar në bazë të dyshimit se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘zjarrvënie’ rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një lokal biznesi (shitore) të pajisjeve elektrike në Gjilan”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma
-
Digjet një shtëpi në Gjakovë, arrestohet një person
-
I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton t’i sulmojë policët me mjet të mprehtë, arrestohet
-
Dyshohet se dhunoi të miturën muajin e kaluar, arrestohet
-
Arrestohet një person në Viti, ndezi zjarr në afërsi të varrezave