Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AUV-i gjen produkte ushqimore me afat të skaduar në Prishtinë, inicion rastin

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë njoftoi se kanë inspektuar në një dyqan në Prishtinë, ku kanë gjetur produkte me afat të skaduar.

Sipas njoftimit të bërë në Facebook të mërkurën, Agjencia shkroi se produktet do të asgjësohen.

Ndaj operatorit ekonomik u tha se do të iniciohet procedurë.

Një orë pas raportimit se në një market në Prishtinë ishin duke u shitur produkte me afat të skaduar, AUV dërgon ekipin inspektues. Janë gjetur disa njësi me afat të skaduar. Të njëjtat do të asgjësohen. Ndaj operatorit ekonomik do të iniciohet procedurë në gjykatë”, thuhet në njoftim