Një kosovar 39-vjeçar që kishte punuar për afro një dekadë si “spiun” për autoritetet anti-drogë në Austri, është dënuar me pesë vjet burgim për trafikim të drogës, raporton “Salzburger Nachrichten”.
Procesi ndaj 39-vjeçarit, që kishte qenë gjatë si person i besueshëm i Policisë, kishte filluar më 9 shtator dhe përfundoi të premten, ku gjykata në Salzburg dënoi kosovarin me pesë vjet burgim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas prokurorisë kosovari nga vjeshta e vitit 2018 deri në vjeshtën e vitit 2019 kishte shitur së paku 1.6 kilogramë kokainë dhe 425 gramë kanabis. U kishte shitur këtë sasi së paku katër personave.
Në aktakuzë thuhet se ai i ka shitur një boshnjaku 53-vjeçar 600 gramë kokainë, i cili më pas u zhyt thellë në aferën "Ibiza".
Konkretisht po hetohet boshnjaku nga autoritetet për pjesëmarrjen në krijimin e videove në Ibiza që kanë tronditur Austrinë.
Skandali në Ibiza ishte një skandal politik në Austri ku u përfshi ish-zëvendëskancelari i Austrisë, Johann Gudenus. Madje shkaku i skandalit kishte kolapsuar Qeveria e Austrisë.
Për të mos mjaftuar kjo, kosovari kishte qenë me vite “spiun” i autoriteteve anti-drogë të Salzburgut. Nga viti 2008 deri në vitin 2016 ai në afro 40 biznese të drogës kishte luajtur rolin e “karremit”.
Prokuroria në St. Polten ka hetuar policin kryesor të kosovarit dhe hetuesit tjerë të drogës që nga viti 2017 në lidhje me këto marrëveshje. Sipas kësaj, polici kryesor në raportet e tij në gjyqësor nuk ka përmendur ose ka gënjyer për këto marrëveshje të rreme.
Një nga personat që u kapën duke dhënë sasi të madhe të kokainës dhe heroinës agjentëve të maskuar, madje është liruar nga akuzat. Arsyeja: Nuk mund të përjashtohet që ata ishin shtyrë nga “agjentët e maskuar” për të bërë këtë veprim, për të marrë sasi të drogës. Ish-polici e ka mohuar këtë edhe të premten, se i ka shitur kokainë ndokujt. Ai ka pranuar vetëm shitjen e marihuanës.
Gjykata e ka dënuar kosovarin me pesë vjet burgim, për shitje të 1.2 kilogramë kokainë dhe 425 gramë kanabis. Dënimi nuk është i plotfuqishëm.