Njësitë e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, konkretisht tre AK-47 të çmontuar.
“Gjatë kontrolleve rutinore në pikëkalimin e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë”, njofton përmes një komunikate Dogana e Kosovës.
Nga Dogana njoftohet se gjatë kontrollit “nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47”.
Personat janë ndaluar pasi automjeti është kontrolluar në detaje, ndërsa rasti është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Në Vërmicë sekuestrohen afro 600 fishekë të AK-47
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë
-
Qytetarit i zihen 30 mijë euro të padeklaruara në Vermicë
-
I zihen mbi 2 mijë e 500 fishekë të fshehura në veturë, sekuestrohen nga Dogana
-
Gjenden armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok